LAJMI I FUNDIT:

A mund të shtojë gjumi i mirë dëshirën seksuale?

A mund të shtojë gjumi i mirë dëshirën seksuale?

Kohë më parë dr. Laurie Mintz ka shkruar një artikull për seksin dhe gjumin

Në artikull ka theksuar që një ndër tre persona të rritur në SHBA nuk fle mjaftueshëm, sipas Qendrës së Kontrollit dhe Preventivës së Sëmundjeve , shumica prej tyre janë të brengosur për shkak të jetës seksuale.


Mintz ka theksuar gjetjet nga artikulli “Prevalenca dhe faktorët e rrezikut të disfunskionit seksual te meshkujt dhe femrat” në Current Psychiatry Raports, në të cilin ka theksuar që disa lloje të disfunksionit seksual ndikojnë në rreth 43% te femrat dhe 31% te meshkujt. Pastaj, femrat kanë më shpesh probleme me gjumin sesa meshkujt…

Seksi dhe gjumi janë shumë të lidhur njëri me tjetrin. ‘Takimi’ i mirë seksual liron hormonet në trup të cilat ndihmojnë në gjumë të mirë i cili ndikon që të ndiheni mirë, transmeton Telegrafi.

“Për shkak të mungesës së gjumit do të jeni shumë të lodhur dhe pa dëshirë për seks, mirëpo ekzistojnë edhe të dhënat që mungesa e seksit është një ndër faktorët e netëve të pagjumë”, ka thënë dr. Mintz.

Ajo ka theksuar edhe që gjumi i mirë shton dëshirën seksuale.

“Rezultatet e studimit të paradokohshëm, të botuara në The Journal of Sexual Medicine, çojnë në faktin që sa më shumë që femrat të flenë, kanë dëshirë më të madhe për seks ditën në vijim”.

Vetëm një orë më shumë gjumë mund të çojë në shtimin e dëshirës seksuale për së paku 14 për qind. Domethënë, seksi dhe gjumi janë të lidhur dhe mbase pa gjumë të mirë nuk ka edhe seks të mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori