LAJMI I FUNDIT:

A mund të jetë martesa “e shëndetshme” pa seks? Ja si duhet ta mbani

A mund të jetë martesa “e shëndetshme” pa seks? Ja si duhet ta mbani

Nëse nuk mund të kujtoheni kur për herë të fundit keni praktikuar seks me bashkëshortin tuaj, apo seks bëni vetëm në rastet speciale (ditëlindje, pushime, përvjetorë) – kjo nuk është shenjë e mirë

Shumica e çifteve të cilat përfundojnë marrëdhënien e tyre, thonë që në ndonjë moment janë bërë më shumë si bashkëbanues, sesa si bashkëshortë.


Është e vërtetë që seksi pa afsh, i cili bëhet seksualisht i pakënaqshëm, nuk ndodh “sa çel e mbyll sytë”.

Lexoni cilat janë shenjat që jeni në atë rrugë dhe këshillat të cilat mund t’ju ndihmojnë të përtërini afshin midis jush dhe partnerit tuaj, transmeton Telegrafi.

Të njihni ekzistencën e problemit të përbashkët

Gjëja e parë që duhet të bëni është të mos shmangeni, sepse rreziku është ai i të larguarit të partnerëve nga njëri-tjetri dhe ndoshta tundimi për të tradhtuar. Përpiquni të kuptoni psenë e frikës tuaj dhe të rezistencës, duke folur me partnerin ose ndoshta me një ekspert, për të përjashtuar mundësinë që problemi mund të jetë diktuar thjesht nga shkaqe mjekësore.

a658d1b87df13676da14a3b9ca83bb00

Dëshira e madhe për të dalë nga një situatë në “ngërç”

Një tjetër lëvizje e rëndësishme është dëshira reale për të dalë nga situata në të cilën gjendeni dhe të kompletoni marrëdhënien tuaj në mënyrë të pjekur. “Çiftet më të vështira janë ato çifte që kërkojnë ndihmë, sepse duan një fëmijë, por nuk kanë dëshirën reale për t’u ‘takuar’ fizikisht e që nuk janë të motivuar për të ndarë së bashku seksualitetin”, specifikon eksperti.

Çfarë i ndodh trupit kur vetëm shtatë ditë nuk keni seks
Lexo po ashtu Çfarë i ndodh trupit kur vetëm shtatë ditë nuk keni seks

Të qenët pozitivë kundrejt seksit

Duhet të mësoni dhe të kultivoni fantazi pozitive për seksualitetin, të shijoni trupin dhe përkëdheljet, duke provuar të shtyheni progresivisht pak më tutje. Lojërat erotike dhe surprizimi i tjetrit me një “dhuratë” të papritur, pa pasur frikë se do të gjykoheni, mund t’ju ndihmojë të futeni ‘në lojë’, të përjetoni një dimension intimiteti që kujtonit se e kishit humburi.

Gjetja e kohës për marrëdhënien në çift

Për të ndezur e rindezur zjarrin e pasionit, një rëndësi të madhe ka edhe aftësia për të gjetur kohë për veten dhe për ta ndarë atë me partnerin/en, siç ndodh ndoshta gjatë pushimeve.

Vdekja e parakohshme e meshkujve mund të ketë lidhje me seksin?
Lexo po ashtu Vdekja e parakohshme e meshkujve mund të ketë lidhje me seksin?

Besojuni librave dhe informacioneve

Në fund, një zgjidhje e mirë për këtë rast vjen edhe nga leximi. Një ide e mirë është informimi nga një volum i shkruar prej një profesionisti, për të kuptuar nëse keni vërtet një problem të tillë në marrëdhënien tuaj, dhe në këtë mënyrë do të mund të gjeni zgjidhjen që kërkoni. /Telegrafi/