Rënia e flokëve mund të prekë individët e çdo gjinie dhe çdo moshe, kështu që nëse keni problem me rënien e flokëve ekziston një zgjidhje e thjeshtë.
Një studim i botuar në Dermatologic Surgery Journal zbuloi se afërsisht 42 për qind e meshkujve midis moshës 18 dhe 49 vjeç kanë përjetuar rënie të madhe të flokëve dhe kjo gjendje prek miliona femra, me rënien e flokëve që zakonisht fillon në moshën e mesme.
Ndërsa ka një numër trajtimesh invazive që rikthejnë shkëlqimin e vjetër të flokëve, nuk keni pse të bëni trajtime të shtrenjta për t’i mbajtur flokët të harlisur dhe të shëndetshëm.
“Flokët e shëndetshëm varen përgjithësisht nga shëndeti i mirë”, shpjegon dermatologia Ailynne Marie Vergara-Wijangco, e cila thotë se flokët rrallohen ndjeshëm te personat me një mangësi të caktuar ushqyese, porse një shtesë e zakonshme mund të ndihmojë.
“Nëse flokët tuaj janë të rrallë ose keni vënë re se flokët po ju bien, provoni të merrni një multivitaminë. Flokët e shëndetshëm kanë nevojë për hekur, acid folik dhe zink për të qëndruar të trashë dhe të fortë: tre mikronutrientët gjenden zakonisht në multivitamina”, thotë Vergara-Wijangco duke vënë në dukje se është e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj para se të shtoni vitamina të reja në rutinën tuaj të rregullt.
Për ata që tashmë marrin rregullisht multivitamina, ajo thotë se shtimi i acideve yndyrore mund të ndihmojë në mbajtjen e flokëve tuaj të njëjtë si më parë.
“Omega-3 ndihmon organizmin që të luftojë inflamacionin, shkakun rrënjësor të shumë gjendjeve. Humbja e parakohshme e flokëve gjithashtu mund të lidhet me inflamacionin. Omega-6, nga ana tjetër, është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të lëkurës”, shpjegon ajo, duke shtuar se, siç është rasti me multivitaminat, është gjithmonë mirë që të konsultoheni me një profesionist të kujdesit shëndetësor para se të merrni një shtesë të re të acidit yndyror. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Mami! Po më dhemb koka!
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Çfarë ngjyre duhet t'i mbani flokët që të përshtaten me lëkurën?
Si të kombinojmë ngjyrat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj