LAJMI I FUNDIT:

Mullixhinjët në Maqedoni: Buka nuk do të shtrenjtohet, ky është vetëm spekulim

Mullixhinjët në Maqedoni: Buka nuk do të shtrenjtohet, ky është vetëm spekulim

Çmimi i bukës në raport me miellin nuk do të ndryshojë fare, nëse çmimi i energjisë apo i energjisë elektrike nuk rritet në mënyrë drastike si vitin e kaluar, pohojnë mullixhinjtë. Por në një rast të tillë presin që Qeveria të reagojë me shpejtësi dhe të rregullojë çmimet e energjisë apo të rrymës në një nivel të duhur që, thonë ata, të mos përsëritet problemi i vitit të kaluar.

Sipas kryetarit të Grupit të Industrisë së Mullirit-Furrave në Odën Ekonomike, Goran Malishiq, ditët e fundit është ngritur shumë pluhur mbi çmimin e bukës.


Siç tha Malishiq për AIM-n, Grupi në konsultim me prodhuesit më të mëdhenj industrialë të bukës, ka konstatuar se tema e rritjes së çmimit të bukës është vetëm spekulim në opinion, i nxitur nga rritja e çmimeve të produkteve tjera bazë.

“Situata aktuale e çmimeve në bursat botërore dhe rajonale të grurit, do të thoja me gjithë turbulencat që rrethuan luftën në Ukrainë, disi u stabilizua në nivelin 230 deri në 245 euro për ton për grurin tregtar në bursën më të rëndësishme franceze “Matif” dhe në bursën e Çikagos nga rreth 205 deri në 215 euro për ton. Çmimet rajonale aktualisht janë duke lëvizur në atë diapazon midis çmimeve nga dy bursat dhe të gjithë indekset nga bursat për çmimet në 23 dhjetor, 24 mars ose 24 maj dhe pas korrjes në 2024 lëvizin në të njëjtin diapazon. Të gjitha këto të dhëna na japin të drejtën të besojmë se, mbi këtë bazë, çmimi i miellit, si dhe indirekt i bukës, veçanërisht i bukës industriale, do të ruajë të njëjtin nivel çmimesh në të ardhmen, do të thoja një periudhë më të gjatë”, thonë nga atje,

Çmimet e miellit për përdorim industrial aktualisht variojnë, varësisht nga lloji dhe cilësia, nga 20 deri në 35 denarë, ndërsa në pakicë nga 30 deri në 50 denarë.

“Këto çmime kanë qenë tashmë konstante në tre muajt e fundit dhe me çmimet treguese të bursës do të mbeten në të njëjtin nivel, gjë që na jep të drejtën të konfirmojmë se çmimi i bukës në raport me miellin nuk do të ndryshojë fare, përveç nëse çmimet e energjisë rriten në mënyrë drastike si vitin e kaluar. Në një rast të tillë presim që qeveria të reagojë me shpejtësi dhe të rregullojë çmimet e energjisë apo të energjisë elektrike në një nivel të duhur në mënyrë që të mos përballemi me të njëjtin problem si vitin e kaluar, që ishte një nga arsyet kryesore të rritjes së çmimeve”, tha Malishiq.

Ministri i Financave Fatmir Besimi dje ka bërë apel që në kohë krize të mos spekulohet me rritje çmimesh. Ai përmendi se çmimi i bukës së bardhë është ende 33 denarë dhe këtu, nënvizoi ai, nuk ka ndryshime. Qeveria, tha Besimi, është e gatshme të bisedojë me mullirin dhe të reagojë për mbrojtjen e qytetarëve, por secili, siç shtoi ai, mban një pjesë të përgjegjësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori