LAJMI I FUNDIT:

Mulaomerovic: Gabimet na kushtuan me humbje

Mulaomerovic: Gabimet na kushtuan me humbje

Kosova është mposhtur sonte Britania e Madhe, në garat kualifikuese të FIBA–s “Eurobasket 2021”.

Ndeshja është zhvilluar në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë dhe ka përfunduar me rezultat 71:63, në të mirë të Britanisë.


Damir Mulaomerovic, trajneri i Kosovës, ka folur pas takimit duke e arsyetuar humbjen kundër britanikëve.

“Ne kishim shanse për të fituar këtë lojë. Djemtë po luanin mirë, por mungesa e lojtarit kryesor të qendrës, Lis Shoshi pati shumë ndikim. Lojtarët kanë luajtur mirë në mbrojtje, por jemi ndëshkuar nga Britania e Madhe, në gabimet që kemi bërë”, nënvizoi Mulaomerovic.

Kjo humbje ia pakëson dukshëm gjasat Kosovës për kualifikimin tutje në kampionatin evropian, i cili do të mbahet në katër shtete – Gjermani, Gjeorgji , Çeki dhe Itali.

Ndryshe, ndeshja Kosova-Luksemburgu më 14 Gusht 2019 në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet në Prishtinë.