LAJMI I FUNDIT:

Mulaomerovic: Filozofia ime është puna në grup, sepse vetëm si grup mund të kemi suksese

Mulaomerovic: Filozofia ime është puna në grup, sepse vetëm si grup mund të kemi suksese
Damir Mulaomerovic (Foto: Basketbolli.com)

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka hyrë në javën e dytë të përgatitjeve për ndeshjen kundër Maqedonisë, e cila do të zhvillohet më 13 shtator në Prishtinë në kuadër të raundit të dytë të ‘FIBA Eurobasket 2021 Pre-Qualifiers’.

Tashmë ekipit i është bashkëngjitur edhe përzgjedhësi i ri i Kosovës, Damir Mulaomerovic, i cili në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës ka thënë se është i entuziazmuar për gjithë punën që e pret me Përfaqësuesen tonë, por në të njëjtën kohë ai i ka vlerësuar kundërshtarët e grupit, Maqedoninë dhe Rumaninë, si sfida shumë të vështira për Kosovën.

Trajneri ka thënë se ka besim të madh në ekipin që do ta udhëheqë dhe kështu që të gjithë së bashku do të bëjnë më të mirën e tyre për të nxjerrë rezultate sa më të mira.

Lajmet për Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll
Lexo po ashtu Lajmet për Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll
te

“Kam pasur rastin të përcjelli ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës në të kaluarën, kështu që kam njohuri për ekipin. Po ashtu i kam përcjell disa gjëra nga Superliga e Kosovës, por tani me ardhjen time në krye të detyrës së përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës besoj se do të kem rastin të mësoj më shumë për basketbollin kosovar në përgjithësi”.

“Filozofia ime nuk është e panjohur, pasi që të gjithë ata që ma kanë njohur si lojtar, dhe tani si trajner, e dinë se unë gjithmonë kam qenë fitues dhe dua të jem fitues. Kam energji pozitive, të cilën dua ta përcjelli tek lojtarët dhe gjithë stafi i Përfaqësueses”.

“Filozofia ime është puna në grup, sepse vetëm si grup mund të kemi suksese. Basketbolli është lojë ekipore dhe të gjithë e dimë se duhet të funksionoj i gjithë ekipi në mënyrë që të arrihen rezultate pozitive”.

“Ndërkaq, sa i përket kundërshtarëve të grupit tonë, Maqedonisë dhe Rumanisë, unë mendoj se bëhet fjalë për skuadra shumë të mira, por ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pres nga lojtarët që secili prej tyre të jap maksimumin, si dhe të luajnë me zemër”.

“Unë jam optimist, sepse kemi lojtarë shumë të mirë, dhe tani na mbetet që të punojmë deri më 13 shtator dhe të dalim në parket e të bëjmë më të mirën”.

“Ndeshja e parë kundër Maqedonisë në Prishtinë është shumë e rëndësishme, por ne premtojmë se do ta japim maksimumin dhe besoj se me përkrahjen e shikuesve, sepse kam dëgjuar se këtu publiku është mahnitës, do t’ia dalim me sukses ta kalojmë pengesën e parë”, citohet të ketë thënë Mulaomerovic.

Duhet theksuar se stërvitjet po zhvillohen çdo ditë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë prej orës 10:00-12:00 dhe 19:00-21:00.

Listën e gjerë të Kosova A mund ta gjeni më poshtë:
1. Dardan Berisha
2. Fisnik Rugova
3. Erjon Kastrati
4. Gezim Morina
5. Lis Shoshi
6. Leonard Mekaj
7. Alban Veseli
8. Ergin Grosha
9. Urim Zenelaj
10. Rinor Peci
11. Samir Zekiqi
12. Altin Morina
13. Erhan Sholla
14. Meriton Ismaili
15. Rilind Krasniqi
16. Dardan Kapiti
17. Muhamedali Janjeva
18. Valon Bunjaku
19. Rron Ukaj
20. Edmond Kryeziu
21. Mikaile Tmusic
22. Shawn Jones
23. Scott Bamforth
24. Mirza Ahmetbasic
25. Arian Memeti

Përzgjedhës i Kosovës: Damir Mulaomerovic
Ndihmëstrajner: Bujar Loci
Ndihmëstrajner: Ilir Selmani
Ndihmëstrajner: Andin Rashica
Trajner kondicional: Ugur Vural
Fizioterapeut: Kujtim Shala
Fizioterapeut: Admirim Krasniqi

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori