LAJMI I FUNDIT:

​Muja thotë se Lahi Brahimaj nuk paguan qira për 25 hektarë tokë që i shfrytëzon nga AKP-ja, i reagon Tahiri

​Muja thotë se Lahi Brahimaj nuk paguan qira për 25 hektarë tokë që i shfrytëzon nga AKP-ja, i reagon Tahiri

Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja, tha se në raport paraqiten parregullsi të shumta dhe siç i quajti dallavere me pronën publike.


Sipas tij, në bazë të raportit dëshmohet se pavarësisht se janë nënshkruar kontratat për qiratë, paratë për të njëjtat nuk janë mbledhur në shumë raste.

Ai përmendi ish-deputetin e AAK-së, Lahi Brahimaj, i cili, siç thotë Muja nuk ka paguar qiranë për 25 hektarë tokë që i shfrytëzon në Gjakovë nga AKP-ja.

“Edhe kur janë nënshkruar qiratë, paratë për ato qira nuk janë mbledhur pothuajse në shumë raste. Për shembull “Ereniku” në Gjakovë, ku 25 hektarë ju kanë dhënë një subjekti Lahi Brahimajt për diku 5 mijë euro në vit. Lahi nuk e paguan qiranë, por AKP-ja ja vazhdon kontratën. Shkeljet tek qiratë kanë qenë aq të mëdha, pasi lypet shumë diskutim, por shpërfaqin praktikën që zyrtarët e AKP-së, kryesisht të lidhur me PDK-në, tek tuk edhe me AAK-në dhe ndonjë zyrtarë të LDK-së kanë dhënë prona publike njerëzve të fortë nga biznesi në dëm të interesit publik”, tha ai.

Por atij i reagoi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili i konsideroi si të pavërteta pretendimet e deputetit Muja.

“Të dhënat që i kam unë prej zotëri Brahimaj, ai asnjë këst deri tani nuk e ka huq pa e paguar. Kjo është një gënjeshtër e madhe, një e pavërtetë e madhe, një njollosje e një njeriu”, tha ai.

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kërkoi që të gjitha parregullsitë e paraqitura në raportin e auditimit të dërgohet në Prokurorinë Speciale nga Bordi aktual i AKP-së.

“Zotëri Muja nuk tha asgjë të re çka është thënë në 10 vitet e fundit në Kuvend. Unë po kërkoj përgjegjësi. Nuk e di kush çka i ka quajt, por unë e di çka është në Kuvend dhe komisionet parlamentare. Unë po them këqyri fërkem, ti këqyre ujku. Unë po them dërgu në prokurori, po lypi prej bordit a ka kërkuar llogari ndaj dikujt për këto keqpërdorime”, theksoi Zemaj.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori