LAJMI I FUNDIT:

​Muja: Projektbuxheti për vitin 2022 është më i larti në historinë e Kosovës

​Muja: Projektbuxheti për vitin 2022 është më i larti në historinë e Kosovës
Armend Muja nga LVV (foto nga arkiva)

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja u ka rekomanduar deputetëve që të miratojnë Projektligjin për buxhetin e vitit 2022. Sipas tij, buxheti i propozuar prej 2,7 miliardë euro është më i larti në historinë e Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin në lexim të dytë të projektbuxhetit ka theksuar se në disa mbledhje është shqyrtuar ky Projektligj për ndarjet buxhetore të vitit 2022.

“Kuvendit i rekomandojmë miratim të këtij Projektligji numër 08L066 mbi ndarjet buxhetore 2022. Këtë projektligj e kemi diskutuar gjerë e gjatë është shqyrtuar ka pasur edhe grupe punuese që kanë dëgjuar gjitha këto kërkesa buxhetore. Ka pasur po ashtu edhe konsultime me ministritë e linjës sa i përket kësaj”, ka thënë ai.


Derisa ka përmendur, siç tha ai, të arriturat e Qeverisë Kurti në të hyrat buxhetore, ai theksoi se prioritet i këtij projektligji është luftimi i varfërisë dhe përkrahja e bizneseve.

“Ky projektbuxhet është më i larti në historinë e Republikës së Kosovës, me 2,7 miliardë euro. Gjithashtu e veçanta e këtij projektbuxheti është që mbështetet në të hyrat buxhetore që i kalojnë 2,3 miliardë euro. Për shkak të performancës ekonomike, për shkak të suksesit të procesit të vaksinimit dhe rikthimit të besimit në qeveri dhe formalizmit të masave ka pasur një performancë të jashtëzakonshme fiskale. Këtë vit ndoshta muajin e kaluar për herë të parë Qeveria e Kosovës i ka mbledhur mbi 2 miliardë euro”, ka theksuar ai.

Siç njofton Kp, Muja po ashtu theksoi se për herë të parë qeveria ndan buxhet prej më shumë se 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës.

Organi më i lartë legjislativ po shqyrton një nga një, 83 amendamentet e Projektbuxhetit për vitin 2022.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori