LAJMI I FUNDIT:

Muhaxhiri: Qytetarët të pakënaqur me pushtetin, por opozita nuk i ka bindur

Muhaxhiri: Qytetarët të pakënaqur me pushtetin, por opozita nuk i ka bindur

Artan Muhaxhiri, publicist dhe analist politik, në emisionin ‘Zona e Debatit’ në Klan Kosova, duke folur rreth krizës politike dhe qasjes së re opozitare, tha se opozita nuk ka pasur përkrahje pasi nuk e kanë gjetur kauzën e duhur.

Muhaxhiri ka thënë se protesta e tyre është dashur të ketë vazhdimësi.


“Unë në ditën e protestës kam qenë në studio të Klan Kosovës dhe kam thënë që është një akt i mirë nëse ka konsistencë. Atë ditë ka pasur lëvdata për mënyrën e organizimit të protestës, numrin e protestuesve. Por elementet kryesore të protestës janë: numri i madh i protestuesve dhe vazhdimësia, pra sa ka mundësi që protesta të jetë pa shkëputje”, tha ai.

Kurse për peticionin e nënshkruar nga 200 mijë qytetarë, sipas Muhaxhirit, opozita do duhej që së paku një përqindje nga ky numër i madh i nënshkruesve të peticionit t’i bënte që të dilnin në protestë.

“Peticioni, ka pasur efekt kundër opozitës, nëse i ke 200 mijë vet e çdo të dhjetin nuk mund ta mobilizosh atëherë e ke një problem”.

Ai tha se nuk ekziston asnjë lider që do i mblidhte qindra mijëra qytetarë që do protestonin.

“Dy milionë qytetarë janë në Kosovë, e vetëm ata që janë të lidhur me bërthamën e pushtetit janë të lumtur. Nuk ka arritur opozita që t’i bind qytetarët që duhet të dilet në protestë”, tha ai.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës duhet të udhëhiqen nga dikush që i mishëron kërkesat e tyre.

“Ky pushtet është i keq, i dëmshëm, mirëpo qyetetarët nuk kanë një alternativ tjetër”, tha Muhaxhiri.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori