LAJMI I FUNDIT:

Muhamed Thaçi i lumtur për suksesin në Gjeorgji me Dinamo Tbilisi

Muhamed Thaçi i lumtur për suksesin në Gjeorgji me Dinamo Tbilisi
(Foto: basketbolli.com)

Muhamed Thaçi me skuadrën e tij, Dinamo Tbilisi, zuri vendin e tretë në Gjeorgji, derisa ‘Muja’ u shpall trajner i vitit nga faqja “Euro Basket”.

“Dy edicionet kanë qenë shumë të suksesshme. Vitin e kaluar kemi përfunduar në vendin e dytë, kurse në këtë edicion në vendin e shtatë, por kemi arritur të eliminojmë skuadrën e dytë në ligë dhe kemi qenë shumë afër finales”.


“Në fund të edicionit kemi përfunduar në vendin e tretë, që është super sukses, për shkak se kemi ekip me lojtarë të ri. Nëntë lojtarë ndër 19 vjet!”, është shprehur Thaçi për faqen zyrtare të FBK-së.

Ish-basketbollisti i shumë skuadrave në Kosovë, foli për pritjen që i kanë bërë në Gjeorgji.

“Në momentin që e kam marrë ekipin kam pasur besim që do t’ia arrijmë qëllimit dhe do të kemi sukses të madh. Në Gjeorgji më kanë pritur shumë mirë dhe shpresoj të vazhdoj me suksese. Është sukses i madh të jesh trajner i vitit”, shtoi tutje ai.

Në fund flet edhe për të ardhmen: “E falënderoj Zotin për këto suksese. Kam kontratë me Dinamo Tbilisin dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”, përfundoi Muhamed Thaçi.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori