Mudryk merr dënimin më të madh në histori të Ligës Premier – Chelsea pritet të kursejë miliona euro

Chelsea do të kursejë një shumë marramendëse nëse Mykhailo Mudryk nuk luan më për klubin, pas konfirmimit të dënimit të tij rekord.
Në dhjetor të vitit 2024 u bë e ditur se Mudryk ishte pezulluar përkohësisht nga Federata Angleze, pasi kishte rezultuar pozitiv në testin për substancën e ndaluar meldonium.
Ukrainasi kishte munguar nga skuadra e Chelseat për një periudhë të konsiderueshme, ndërsa detajet e çështjes ishin mbajtur të fshehta dhe ish-trajneri Enzo Maresca kishte pretenduar se ai mungonte për shkak të sëmundjes.
Megjithatë, të mërkurën pasdite u raportua se Mudryk është goditur me një ndalim katërvjeçar nga FA, e cila ka dhënë dënimin maksimal.

Testi i Mudryk lidhet me një mostër urine të marrë në vitin 2024, para se ai të nisej për grumbullimin me përfaqësuesen.
Meldonium, i cili u gjet në organizmin e tij, mund të ketë përfitime të mëdha kardiovaskulare, përfshirë rritjen e përthithjes së oksigjenit, përshpejtimin e kohës së rikuperimit dhe përmirësimin e metabolizmit të acideve yndyrore, duke sjellë rritje të performancës.
Shkelja pritet t’i sjellë Mudryk një pezullim rekord, por ai ka apeluar për ta rrëzuar vendimin – me Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) që tashmë e ka fjalën e fundit në këtë çështje.
🚨🇺🇦 The FA ban Chelsea winger Mykhaylo Mudryk for four years for an anti-doping offence.
Mudryk has appealed to CAS against this decision with process ongoing, as @JacobsBen reports.
4 years would be the maximum punishment possible, if confirmed. pic.twitter.com/rVFdJHsaMK
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 29, 2026
I transferuar për rreth 101 milionë euro nga Shakhtar Donetsk në janar të vitit 2023, Mudryk ka ende kontratë me Chelsean deri në vitin 2031, pasi nënshkroi një marrëveshje gjigante prej tetë vitesh e gjysmë.
Sipas kushteve të marrëveshjes, Chelsea pagoi fillimisht rreth 70 milionë euro, me mundësinë e edhe rreth 31 milionë eurove të tjera në bonuse, nëse përmbusheshin kushtet e përcaktuara.
Nëse Mudryk nuk luan më asnjë ndeshje për Chelsean, “Blutë” nuk do të detyrohen ta paguajnë atë shumë te gjigantët ukrainas, të cilët, nga ana tjetër, do të humbasin një shumë të konsiderueshme parash./Telegrafi/



















































