LAJMI I FUNDIT:

Mudryk ka ‘fajësuar’ shokët e skuadrët tek Chelsea për vështirësitë që po kalon ai

Mudryk ka ‘fajësuar’ shokët e skuadrët tek Chelsea për vështirësitë që po kalon ai

Mykhailo Mudryk ka ‘fajësuar’ bashkëlojtarët e tij tek Chelsea për vështirësitë e tij në Londrën perëndimore, sipas shokut të tij të ngushtë Georgiy Sudakov.

Po afrohet një vjetori i transferimit të Mudryk në Angli tek Chelsea për një shifër rekord prej 88 milionë eurove.


Sidoqoftë, ukrainasi si pjesa më e madhe e skuadrës së Chelseat, ka pasur vështirësi për të gjetur vazhdimësinë, pasi ka shënuar vetëm dy gola në Ligën Premier që prej transferimit të tij.

Pasi shënoi një gol të bukur në barazimin 2-2 ndaj Arsenalit në tetor, Mudryk nuk ka startuar më në ndonjë ndeshje për “Blutë e Londrës”.

“Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin”, Armando Broja flet për kohën e kufizuar të lojës te Chelsea
Lexo po ashtu “Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin”, Armando Broja flet për kohën e kufizuar të lojës te Chelsea

Mauricio Pochettino ka preferuar Raheem Sterling dhe blerjen e re Cole Palmer, duke bërë që Mudryk të mbetet në bankën rezervë në tri ndeshjet e fundit në ligë.

Ish-bashkëlojtari i tij Sudakov, i cili ka luajtur me 22-vjeçarin tek Shakhtari, ka zbuluar pjesë nga biseda e tij me Mudryk, ku ky i fundit ka pretenduar se shokët e tij të skuadrës janë problemi.

“Misha (Mudryk) ka potencial të madh”, ka thënë ai në një intervistë për The Telegraph.

“Ndoshta një nga arsyet që nuk e shihni atë duke luajtur në nivelin më të lartë në Angli ende është sepse, ai po thotë që nuk ka një lojtar si ai që në mënyrë konstante i dhuron topa dhe asistime”, është shprehur Sudakov.

Komentet e Sudakov mund të kenë qenë vetëm një metodë e promovimit të vetes së tij tek Chelsea, pasi 21-vjeçari më herët është lidhur për një kalim në “Stamford Bridge”.

Dy lojtarë në shitje dhe një largim i mundshëm – zbulohet plani i transferimeve të Chelseat në janar
Lexo po ashtu Dy lojtarë në shitje dhe një largim i mundshëm – zbulohet plani i transferimeve të Chelseat në janar

Ani pse kjo deklaratë tani mund të dëmtojë reputacionin dhe marrëdhëniet e Mudryk me lojtarët e tjerë në klub.

“Blutë e Londrës” pësuan një humbje të thellë me rezultat 4-1 ndaj Newcastle në vikend dhe tanimë gjenden në pozitën e dhjetë në tabelën e Ligës Premier.

Xhiron e ardhshme ata do të takohen me Brightonin, aty ku Mudryk shpreson që të jetë pjesë e formacionit startues./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori