Mucunski në takim me euroambasadorët: Reformat dhe integrimi i vendit në BE mbeten prioritet

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Bashkimit Evropian dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, në të cilin u shqyrtuan proceset aktuale politike dhe reformuese në vend.
Në takim u diskutua progresi në përmbushjen e detyrimeve që lidhen me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe aktivitetet në kuadër të Axhendës së Reformave dhe procesit më të gjerë të integrimit evropian.
Mucunski theksoi pajtueshmërinë e vazhdueshme të vendit me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si dhe mbështetjen për Ukrainën, duke i vlerësuar ato si një tregues të qartë të angazhimit strategjik për anëtarësim të plotë në BE.
Në takim u shkëmbyen gjithashtu mendime mbi nevojën për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian, për të forcuar bashkëpunimin rajonal, integrimin gradual dhe mbështetjen e vazhdueshme nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.












































