LAJMI I FUNDIT:

Muci asiston, Kastrati shënon – Legia merr fitore ndaj Spartak Moskës falë dyshes shqiptare

Muci asiston, Kastrati shënon – Legia merr fitore ndaj Spartak Moskës falë dyshes shqiptare

Legia Varshava e ka nisur mirë fazën e grupeve të Ligës së Evropës, duke marr fitore në ndeshjen e parë si mysafir i Spartak Moskës me rezultat 1-0.

Skuadra polake në pjesën e dytë aktivizoi dyshen shqiptare, Lirim Kastrati dhe Ernest Muci, duke bërë që lëvizje të jetë e duhura.


Pikërisht kjo dyshe bashkëvepruan bukur në minutën e parë të kohës shtesë, kur Ernest Muci pas disa lëvizjeve të bukura gjeti, Lirim Kastratin, i cili shënoi për 1-0.

Ndeshja u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Legia mori tri pikët e para.

Në këtë grup janë edhe klube si Leicester dhe Napoli, dy klube me të cilat do të përballet Legia, ku talentët tanë mund të tregojnë aftësitë e tyre. /Telegrafi/