LAJMI I FUNDIT:

MTI me masa reciprocitetit kundër Serbisë, as Kosova s’i pranon dokumentet serbe (Dokument)

MTI me masa reciprocitetit kundër Serbisë, as Kosova s’i pranon dokumentet serbe (Dokument)

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.

Vendimi vjen pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme. Tash, as shteti i Kosovës nuk do t’i njohë dokumentet e njëjta të lëshuara nga Serbia.
Prej ditës së hënë, Kosova nuk e njehë asnjë certifikatë e Serbisë për shoferët që transportojnë materie të rrezikshme dhe as certifikatat për automjetet që bartin naftë dhe gazë.


Këtë vendim si masë reciprociteti e ka marrë Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe u është shpërndarë doganave të Kosovës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ministres për Dialog, Edita Tahiri.

Zyrtarë të Doganave kanë thënë se vendimi ka nisur të zbatohet në orën 24 të ditës së hënë, shkruan Gazeta Express.

Vendimi ka të bëjë me mos njohjen certifikatës ADR (certifikatë kjo që lëshohet për mjeteve qe transportojnë mallrat e rrezikshme) për automjetet si dhe certifikatës ADR për shoferët të cilët vozisin automjete të rrezikshme, të lëshuar nga Autoritetet Serbe për transportuesit/eksportuesit e Serbisë të cilët realizojnë eksportin e derivateve të naftës dhe gazit në Kosovë.

Masat reciproke vijnë pasi që nga data 28 gusht 2015, kompanitë kosovare që merren me importin dhe transportin e derivateve të naftës dhe gazit nga Serbia, ballafaqohen më ketë barrierë tregtare të vendosur nga autoritetet e Serbisë, përkatësisht me mos njohjen e certifikatës ADR dhe certifikatës ADR për shoferë të lëshuara nga shteti i Kosovës dhe shteti i Maqedonisë për kompanitë kosovare edhe pse këto certifikata janë lëshuara nga kompanitë e akredituara nga institucionet relevante nga Kosova.

1_1458630783-5618793

Vendimi për masa reciproke vjen pas shumë përpjekjeve nga ana e MTI-së për të gjetur zgjidhje për kompanitë kosovare.

“Departamenti i Tregtisë së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, disa herë ka adresuar rastin përmes mekanizmit të CEFTA-se tek pala serbe, mirëpo nuk është ofruar asnjë zgjidhje rreth mënjanimit të këtyre barrierave nga pala serbe. Gjithashtu, Ministria e Dialogut është angazhuar në zgjidhjen e këtij problemi por deri më tani pa ndonjë rezultat pozitiv”, thuhet në arsyetimin e vendimit. /Express/Telegrafi/