MTI: Bizneset të interesuara për vendosjen e flamujve të origjinës në produkte
Përfaqësues të Ministrisë dhe Industrisë kanë inspektuar gjatë ditës së sotme dy nga marketet në Prishtinë, për të parë nga afër zbatimin e udhëzimit administrativ për vendosjen e flamujve të vendeve të origjinës së produkteve që importohen në Kosovë.
Përfaqësues të Ministrisë dhe Industrisë kanë inspektuar gjatë ditës së sotme dy nga marketet në Prishtinë, për të parë nga afër zbatimin e udhëzimit administrativ për vendosjen e flamujve të vendeve të origjinës së produkteve që importohen në Kosovë.
Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, tha se është e kënaqur me interesimin e bizneseve dhe qytetarëve për të zbatuar këtë vendim, derisa rikujtoi se moszbatimi i tij do të penalizohet me masa ligjore.
“Ne sot bëmë një vizitë në një nga marketet në Prishtinë. Arsyeja e vizitës është vendosja e flamujve. që është një udhëzim administrativ të MTI-së. Inspektuam sot dhe pamë se edhe vet qytetarët kryesisht bizneset janë të interesuar që këtë udhëzim ta zbatojnë. Ne e dimë që moszbatimi i udhëzimit administrativ është shkelje ligjore dhe pëson edhe dënime më tutje”, tha Krasniqi.
Duke arsyetuar këtë udhëzim, Krasniqi tha se konsumatorët do të kenë lehtësim për blerjen e produkteve që nevojitën mbi baza ditore. Ndërsa shtoi se interesimi i MTI-së për të monitoruar dhe inspektuar ecurinë e tij është i madh.
“Inspektori po e bën punën e vet, do të vazhdojë edhe më tutje dhe konsideroj që kjo çështje do të ndikojë pozitivisht në Republikën e Kosovës dhe do ta ulë kohën e të kuptuarit saktë se çka po blejnë konsumatorët. Ky është edhe qëllimi i vendosjes së flamujve. Kjo vlen për të gjitha bizneset nuk ka ndasi”, tha Krasniqi.
Udhëzimi administrativ që obligon përcaktimin e mbajtjes së flamurit të origjinës së produktit është paralajmëruar se do të filloj që nga 1 janari i këtij viti. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën