LAJMI I FUNDIT:

MrBeast drejtuar Elon Muskut: Rrjeti social X nuk është një platformë e mirë për vlogerët

MrBeast drejtuar Elon Muskut: Rrjeti social X nuk është një platformë e mirë për vlogerët

Vlogeri i njohur, MrBeast, i cili ka më shumë se 200 milionë abonentë në YouTube ka thënë se platforma X e Elon Musk nuk është e mirë si video-platformë për krijuesit e përmbajtjeve siç është vet ai.

“Unë shpenzoj miliona për të bërë video, dhe nëse do të merrja një miliard shikime në X, nuk do të financonin asnjë pjesë të këtyre parave. Megjithatë, jam gati të bëj ndonjë testim, sapo të shihet fitimi”, shkroi Mr Beast në X.


Deklarata e YouTuberit vjen si ‘kundërpërgjigje’ ndaj përdoruesit DogeDesigner i cili i bëri thirrje atij të publikonte video edhe në X, thirrjes së tij iu bashkua edhe vetë Elon Musk.

Ndryshe, MrBeast është një vloger shumë i njohur me qindra miliona shikime në kanalin e tij në YouTube, me videot e tij tejet interesante dhe filantrope.

Ndonëse e “kundërshtoi” Elon Muskun përmes këtij reagimi, MrBeast ka raporte mjaft të mira me pronarin e rrjetit social X.