LAJMI I FUNDIT:

MPPS: Mbështesim çdo sindikatë që punon në pajtim me ligjet

MPPS: Mbështesim çdo sindikatë që punon në pajtim me ligjet

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka reaguar në lidhje me njoftimet që u hapën në media sa i përket ndryshimit të kryetarit të Lidhje së Sindikatave të Maqedonisë, duke thënë se punëtorët në sindikata sipas ligjeve të Maqedonisë kanë të drejtë të vendosin për sindikatat dhe në cilat do të antarësohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E drejta e punëtorëve është që të vendosin lirshëm për antarësim në sindikata, sipas ligjeve të shënuar në Statutin e Sindikatave dhe ligjet për marrëdhënie të punës, sipas të cilit sindikata është e pavarur, organizatë demokratike e punëtorëve e cila mbron interesat e tyre ekonomik dhe social”, thuhet mes tjerash në reagimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.


Nga ministria theksojnë se duke u nisur nga këto ligje mbështesin çdo sindikatë e cila është në anë të punëtorëve dhe gjithashtu mbështet dialogun social në Maqedoni./Telegrafi/