LAJMI I FUNDIT:

MPJD: Operacioni i kërkimit në lumin Lepenc është duke u realizuar me disa vështirësi, pa epilog deri më tani

MPJD: Operacioni i kërkimit në lumin Lepenc është duke u realizuar me disa vështirësi, pa epilog deri më tani

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut së bashku me MPJD-në, kanë dalë me një njoftim lidhur me aksidentin tragjik në aksin rrugor Bllacë-Shkup, ku një veturë me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenec.

Në njoftimin e lëshuar nga MPJD, thuhet se në vendngjarje ka dalë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.


“Dje, me datë 17 qershor 2023, në orët e pasdites, pas një aksidenti në komunikacion, një veturë me targa të Republikës së Kosovës ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në lumin Lepenc.

Në veturë ndodheshin katër pjesëtarë të një familjeje nga Kosova. Njëri prej tyre ka arritur që të dalë nga lumi Lepenc, përderisa të tjerët janë në kërkim. Në vendngjarje ka dalë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, të shoqëruar nga zëvendësministri i brendshëm i RMV Nazim Bushi”, thuhet në njoftim.

Pacolli njoftoi që kanë humbur jetën tre qytetarët nga Kosova - vazhdojnë kërkimet në lumin Lepenc, merr pjesë edhe FSK
Lexo po ashtu Pacolli njoftoi që kanë humbur jetën tre qytetarët nga Kosova - vazhdojnë kërkimet në lumin Lepenc, merr pjesë edhe FSK

MPJD, përmes procedurave të përshpejtuara ka lehtësuar dhe koordinuar kalimin e njësiteve të specializuara të kërkim-shpëtimit nga Kosova për në territorin e RMV-së, pas kërkesës së autoriteteve maqedonase.

“Krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës. Për shkak të rreshjeve të shumta të ditëve të kaluara, operacioni është duke u realizuar me disa vështirësi por pa epilog deri më tani”, thuhet në njoftim.

MPJD ka shtuar do të mbajë të informuar opinionin rreth zhvillimeve të mëtejme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori