LAJMI I FUNDIT:

MPJ Maqedoni reagon ndaj Karakaçanov: Qëndrimet e tilla krijojnë rreth negativ

MPJ Maqedoni reagon ndaj Karakaçanov: Qëndrimet e tilla krijojnë rreth negativ

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit bullgar Krasimir Karakaçanov.

Deklarata është një mundësi e jashtëzakonshme për një kundër-përgjigje të ngjashme dhe krijimin e një rrethi negativ të kufizuar që do të na distancojë nga njëri-tjetri dhe të krijojë armiqësi, sesa miqësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ne kemi nënshkruar një marrëveshje miqësie dhe ne do të ndërtojmë miqësi, por kjo përfshin mirëkuptim reciprok, respekt dhe shqetësim për interesat e fqinjëve, thuhet në deklaratën e MPJ Maqedoni njofton televizioni “Kanal5”.

“Republika e Maqedonisë do të vazhdojë politikën e saj proaktive, konstruktive dhe të fqinjësisë së mirë, në frymën e marrëveshjes së nënshkruar me Bullgarinë dhe vlerat evropiane që po udhëheqin të dyja vendet”, thuhet në reagimin e MPJ të Maqedonisë ndaj shkrimit të ministrit bullgar Karakaçanov.

Karakaçanov më herët reagoi ndaj deklaratave të Zoran Zaevit për gjuhën maqedonase.

Karakaçanov: Gjuha maqedonase nuk ekziston, kjo mund t’ju kushtojë me anëtarësim në BE dhe NATO
Lexo po ashtu Karakaçanov: Gjuha maqedonase nuk ekziston, kjo mund t’ju kushtojë me anëtarësim në BE dhe NATO

“Zotëri Zaev mos e keqpërdorni temën me gjuhën maqedonase. Ajo mund t’ju kushtojë anëtarësimin në NATO dhe BE. Gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se nuk do të lejojë futjen fshehurazi të gjuhës maqedonase”, shkruan Karaçaknov në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori