MPB: Procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa probleme

Ministria e Punëve të Brendshme, sot gjatë zbatimit të procesit zgjedhor të rrethit të dytë, deri më ora 12:00 nuk ka regjistruar prishje të qetësisë dhe rendit publik.
"Votimi por zhvillohet në qetësi dhe pa probleme", deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
MPB bën thirrje që në pjesën e mbetur të ditës, në mënyrë të qetë të shfrytëzojnë të drejtën e votës së tyre.
"Çdo përpjekje për të prishur procesin zgjedhor do të ndëshkohet pa kompromis", tha Angellovski./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































