LAJMI I FUNDIT:

MPB pezullon nënshkrimin e kontratave për konkursin e IPK-së, Telegrafi raportoi për shkeljet në këtë konkurs

MPB pezullon nënshkrimin e kontratave për konkursin e IPK-së, Telegrafi raportoi për shkeljet në këtë konkurs

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka marrë vendim që të mos nënshkruhen kontratat për kandidatët që janë përzgjedhur në konkursin e shpallur më24 korrik 2017 “Inspektor/Hetues”, me numër të referencës IPK/DO/01, dhe që është publikuar në faqen zyrtare të Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Ky vendim është marrë pas ankesave të shumta që kanë bërë kandidatët të cilët kanë marrë pjesë në këtë konkurs. Ministri Sefaj ka kërkuar nga auditorët e brendshëm të MPB-së dhe i Inspektoratit Policor të Kosovës për të vlerësuar të gjithë procesin.

Aplikanti pretendon se ia kishin humbur diplomën, Inspektorati Policor i Kosovës thotë se kjo nuk është e vërtetë – jep sqarime tjera!
Lexo po ashtu Aplikanti pretendon se ia kishin humbur diplomën, Inspektorati Policor i Kosovës thotë se kjo nuk është e vërtetë – jep sqarime tjera!

Me qëllim që të sqarohet e gjithë situata dhe ankesat e kandidateve të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe që të mos iu bëhet e padrejtë ndonjërit prej kandidatëve, ministri Sefaj ka pezulluar këtë proces, deri në daljen e rezultateve nga auditorët. Ky vendim është bërë me qëllim që të ketë transparencë të plotë të këtij konkursi”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast MPB-ja u ka kërkuar falje dhe mirëkuptimin e kandidatëve që janë përzgjedhur në këtë konkurs.

Konkurroi në Inspektoratin Policor të Kosovës, ia humbën diplomën për ta eliminuar nga gara
Lexo po ashtu Konkurroi në Inspektoratin Policor të Kosovës, ia humbën diplomën për ta eliminuar nga gara

“ Pas përfundimit të auditimit, ministri Sefaj do të dalë me një qëndrim rreth këtij konkursi.

Me marrjen e këtij vendimi ministri Sefaj ka njoftuar Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë”, thuhet më tej në njoftim.

Telegrafi ditë më parë kishte raportuar për shkeljet që kishin ndodhur në këtë konkurs. Njëri nga kandidatët kishte treguar se konkurroi në Inspektoratin Policor të Kosovës, mirëpo ia humbën diplomën për ta eliminuar nga gara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

Kronika e Zezë
Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina

Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina

Sociale
Kalo në kategori