LAJMI I FUNDIT:

MPB: OSBE të kontrollojë se kë e angazhon, persona që e sulmojnë policinë nuk mund të jenë edukues të saj!

MPB: OSBE të kontrollojë se kë e angazhon, persona që e sulmojnë policinë nuk mund të jenë edukues të saj!

Ministria e punëve të brendshme lidhur me situatën e sotme në Universitetin shtetëror të Tetovës ku duhej të mbahet punëtoria rajonale e organizuar prej Misionit të OSBE në Shkup, shpreh keqardhje për skandalin që ndodhi, mirëpo revolti i zyrtarëve policorë që e kanë shprehur duke lëshuar hapësirën është i kuptueshëm, për shkak të faktit se në rolin e ligjëruesit, respektivisht instruktorit paraqitet person i cili çdo ditë e sulmon dhe e ofendon policinë, thuhet në reagimin e MPB, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministria e punëve të brendshme apelon publikisht deri te Misioni i OSBE në Shkup që të bëjë kontrolle se kë angazhon, sepse është e papranueshme që persona të cilët i shkaktojnë dëme prej qindra mijëra eurove, që rrëzojnë përmendore,  e sulmojnë dhe ofendojnë policinë, njëkohësisht të jenë edhe edukatorë të saj. Deri tani Ministria e punëve të brendshme dhe Misioni i OSBE në Shkup kanë realizuar bashkëpunim shumëvjeçar dhe padyshim shumë të suksesshëm me numër të madh të projekteve të realizuara, punëtorive dhe trajnimeve që shpresojmë se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në reagimin e sotëm të MPB./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori