LAJMI I FUNDIT:

MPB: Në përpikmëri do të sanksionojmë përpjekjet për prishjen e rendit dhe qetësisë publike për Ilinden

MPB: Në përpikmëri do të sanksionojmë përpjekjet për prishjen e rendit dhe qetësisë publike për Ilinden

Ministria e Brendshme nëpërmes një deklarate u bënë thirrje qytetarëve për një festë dinjitoze të Ilindenit, veçanërisht për ata që marrin pjesë në festimet e organizuara.

“Ministria e Punëve të Brendshme uron të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për festën e Ilindenit dhe i ftojmë ata që ta festojnë këtë ditë me dinjitet, pasi kjo i përshtatet edhe festimit të një datë kaq të rëndësishme në historinë tonë. Ministria u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht atyre që marrin pjesë në festimet e organizuara, të respektojnë rendin dhe qetësinë publike. Policia, në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore, do t’i përgjigjet me përpikmëri të gjitha përpjekjeve për prishjen rendit dhe qetësisë publike dhe sigurinë e qytetarëve. Mënyra se si ne e festojmë këtë ditë të madhe, me dinjitet dhe ndershmëri të tregojmë që respektojmë historinë dhe e duam atdheun tonë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme./Telegrafi/