Ministria e Punëve të Brendshme njofton se me rastin e festës së Pashkëve, do të ndërmerr aktivitete dhe masa shtesë të sigurisë. Sipas tyre, kjo bëhet në pajtim me planet operative për punë dhe me qëllim të mbrojtjes së paqes dhe rendit publik dhe sigurinë e objekteve dhe qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Duke pasur parasysh kërcënimin global terrorist, ku qëllime janë objektet fetare (siç ishin sulmet e fundit në Egjipt), pastaj shënjestrimi i vendeve ballkanike, duke përfshirë edhe Maqedoninë, veçanërisht tubimet masive të qytetarëve, MPB-ja do të rritë sigurinë gjatë ditëve të ardhshme në gjithë territorin e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e MPB-së./Telegrafi/