LAJMI I FUNDIT:

MPB: Ende nuk është verifikuar lista zgjedhore

MPB: Ende nuk është verifikuar lista zgjedhore

Siç bën të ditur MPB-ja, në KSHZ është dorëzuar një listë zgjedhore për nevojat e saj, e nënshkruar nga zv. ministri plotësues, Mitko Çavkov, por pa nënshkrimin e ministrit, Oliver Spasovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të MPB-së, ky veprim është në kundërshtim me dispozitat e ligjit dhe marrëveshjen e Përzhinos, me çka është shkelur Neni 46, Paragrafi 3 i Ligjit për ndryshime të Ligjit për Qeveri (G. Zyrtare Nr: 196, 10. 11. 2015) që thotë se dokumentet duhet të kenë akt juridik vetëm nëse nënshkruhen nga ministri dhe zv. ministri plotësues.


Prandaj, MPB-ja njofton se ende nuk kanë përfunduar verifikimet e listës zgjedhore, duke theksuar se dorëzimi i një liste zgjedhore në KSHZ, me këmbëngulje të pa nëvojshme, me të dhëna jo të plota, verifikime të pa përfunduara dhe procedura administrative të pa zbatuara, është në dëm të organizimit të gjedhjeve të drejta, demokratike dhe të besueshme dhe listë të pastruar zgjedhore./Telegrafi/