LAJMI I FUNDIT:

MPB e Francës: Cak i sulmit ishin policët

MPB e Francës: Cak i sulmit ishin policët

Cak i sulmit në Paris, në të cilin u vranë dy policë dhe sulmuesi, ishin policët që sigurojnë lokacionin e popullarizuar në mesin e turistëve, njoftoi sonte Ministria e Punëve të Brendshme e Francës.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Pjer Anri Brando tha për televizionin BFM, se një njeri ka dalë nga vetura dhe ka hapur zjarr ndaj automjetit të policisë në afërsi të stacionit të metrosë “Frenklin Ruzvelt”, dhe se ka pasur shkëmbim të zjarri ndërmjet policëve dhe sulmuesit, i cili është vrarë.


Mediat lokale raportojnë se rajoni rreth Elizesë, si dhe të gjitha stacionet përreth të metrosë edhe më tej janë të bllokuara nga ushtria dhe policia.

Brando deklaroi se policët ishin zgjedhur qëllimisht si cak i sulmit, por nuk ka dashur të komentojë motivin e mundshëm të sulmit dhe as për atë nëse sulmuesi kishte bashkëpunëtorë.

Sipas tij, aktualisht në Paris nuk ka kurrfarë operacioni policor.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump i ka shprehur ngushëllime shtetit të Francës, duke thënë se mund të jetë edhe një tjerët sulm terrorist.