LAJMI I FUNDIT:

MPB: Çavkov nuk e ka liruar tetovarin që ju gjet pushkë ‘AK 47’

MPB: Çavkov nuk e ka liruar tetovarin që ju gjet pushkë ‘AK 47’

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar kundrejt informacioneve në media që ata i quajnë shpifje se ministri Mitko Çavkov nuk ka intervenuar që të lirohet tetovari të cilit ju gjet pushkë automatike ‘AK 47’ në veturën e tij më datë 28 Maj, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Qytetarit të Maqedonisë nga Tetova me iniciale H.H në veturë i është gjetur pushkë automatike ‘AK 47’ me tytë të shkurtër dhe 15 plumba të kalibrit 7,62 mm të cilat i kishte pa leje. Personi në fjalë është ndaluar nga policia dhe është marrë në pyetje në stacionin e Tetovës. Prokuroria Themelore Publike pas intervistimit ka dhënë urdhër për lirimin e tij deri në vendimin e tij të ardhsëm. Ndaj të njejtit, sot policia e Tetovës ka ngritu padi penale me titullin ”Prodhim, mbajtje dhe tregti me armë dhe materie të rrezikshme. Pa leje”.


Nga MPB apelojnë deri tek mediat që mos informojnë pa mos u bazuar në fakte, dhe të njejtët të kontaktojnë ministrinë e brendshme për çdo informacion./Telegrafi/