LAJMI I FUNDIT:

Mourinho zbulon tri arsyet kryesore pse refuzoi Ligën Saudite pavarësisht se Ronaldo i ‘hapi derën’

Mourinho zbulon tri arsyet kryesore pse refuzoi Ligën Saudite pavarësisht se Ronaldo i ‘hapi derën’

Jose Mourinho ka zbuluar tri arsyet pse ai ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit në Ligën Saudite pas shkarkimit nga Roma.

Tekniku portugez u raportua gjerësisht se kishte refuzuar një ofertë nga klubi arab Al Shabab më herët gjatë janarit.


Sipas ESPN, Mourinho kishte zhvilluar bisedime me drejtorin e Al Shababit, Domenico Tite, vetëm një javë pas shkarkimit të tij nga Roma.

Sidoqoftë, në një intervistë me gazetarin Fabrizio Romano, Mourinho ka zbuluar se ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite gjatë kohës sa ishte trajner i Romës, por e kishte refuzuar për tri arsye.

“Aty ka pasion por nuk është zhvilluar ende. Cristiano e hapi derën dhe kur unë kisha një ofertë, natyrisht, financiarisht ishte e rëndësishme. Unë e refuzova sepse ajo që ishte më e rëndësishme për mua ishte Roma, objektivi i futbollit evropian dhe përkushtimi”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Nëse më pyesni në të ardhmen, eksperienca më ka mësuar mua të them kurrë mos thuaj kurrë, por nëse më pyesni pse po udhëtoj sot në Arabi, është për shkak se do t’i shijoj tri ditë duke përcjellur boks, duke parë Formula 1, dhe nën shoqërinë disa shokëve”.

“Muk është sepse unë do të nënshkruajë ndonjë kontratë, sepse tani kam kohë deri në fund të sezonit për të marrë vendimin e duhur”, përfundoi portugezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori