LAJMI I FUNDIT:

Mourinho tregohet i sinqertë dhe zbulon arsyen pse është aktiv në Instagram

Mourinho tregohet i sinqertë dhe zbulon arsyen pse është aktiv në Instagram

Jose Mourinho është njëri nga trajnerët më aktiv në rrjetin sociale Instagram.

Trajneri portugez i Tottenham Hotspur kohë më parë e kishte mbyllur llogarinë e tij në këtë rrjet social, por me tu rikthyer ai është më aktiv se kurrë më parë.


‘Special One’ tani poston rregullisht foto nga stërvitjet, ndeshjet apo pas ndeshjeve duke rritur dukshëm numrin e ndjekësve të tij.

Portugezi për momentin ka rreth 900 mijë ndjekës në këtë rrjet social, teksa ka zbuluar edhe arsyen pse është aktiv.

View this post on Instagram

One more flight, one more movie, one more @europaleague match @spursofficial

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho) on Oct 28, 2020 at 9:26am PDT

57-vjeçari ka thënë se është futur në Instagram për faktin se një gjë të tillë ia kanë kërkuar sponsorët, duke u treguar shumë i sinqertë.

“Unë nuk jam një person në Instagram si natyrë. Unë do të jem i sinqertë nuk kam asgjë për të fshehur, sponsorët e mi më kërkuan ta bëja”, tha Mourinho.

Por ai ka thënë se nuk është në dijeni nëse futbollistët e tij janë duke e ndjekur atë në këtë rrjet social.

View this post on Instagram

After a great victory in a really hard match… Sign of the times 📱📱 Well done boys #COYS

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho) on Oct 26, 2020 at 3:53pm PDT

“Sponsorët nuk ishin të lumtur kur mbylla llogarinë time në Instagram. Tani jam pak a shumë aktiv me disa gjëra interesante. Nuk e di nëse lojtarët po më ndjekin, e shoh profilin argëtues”, deklaroi ‘Special One’.

Mourinho e kishte hapur llogarinë e tij në Instagram në muajin shkurt të këtij viti, derisa deri më tani ka bërë 50 postime. /Telegrafi/

View this post on Instagram

When you win but you don’t play especially well @pfcludogorets1945

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho) on Nov 5, 2020 at 11:56am PST