LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Tashmë kam refuzuar një ofertë të madhe nga Kina

Mourinho: Tashmë kam refuzuar një ofertë të madhe nga Kina

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka zbuluar se tashmë ka refuzuar një ofertë të madhe nga Kina.

Tekniku portugez nuk ka kritikuar ata që vendosin të vazhdojnë karrierën në Kinë pasi është zgjedhja e tyre.


“Tashmë kam refuzuar një ofertë të madhe nga Kina, por nuk i kritikoj ata që vendosin të shkojnë atje”.

“Është zgjedhja e tyre, jeta e tyre. Vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e tyre. Trajnerët tjerë në Ligën Premier kanë kritikuar këtë fenomen, por unë nuk jam kritik”.

“Nuk jam i merakosur, pasi ata mund të ofrojnë kontrata që është e pamundur të ofrohen në Evropë. Por, në fund një lojtar që vendos të shkon atje ndoshta është një lojtar që ju nuk dëshironi ta mbani”.

“Imagjinojeni një lojtar i cili është 24 apo 25-vjeçar dhe dëshiron të largohet? 24 apo 25? Në rregull, lamtumirë, qoftë i lumtur. Lojtari që është 31 apo 32-vjeçar vendos të shkon atje është në rregull, pasi do kthehet me llogarinë plotë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/