LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Ronaldo e ka derën e mbyllur për tu larguar nga Reali

Mourinho: Ronaldo e ka derën e mbyllur për tu larguar nga Reali
Mourinho - Ronaldo (Getty Images)

Jose Mourinho e konsideron të mbyllur derën e transferimit te Cristiano Ronaldos për Manchester Unitedin, pasi sipas tij një largim nga Real Madridi është i ndaluar.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ka qenë i lidhur me një rikthim në Old Trafford në afatin e fundit kalimtar, nëntë vjet pasi që ai u transferua për në Spanjë në një transferim rekord botëror.


Ronaldo nuk është shmangur nga shprehja e dashurisë së tij për Djajtë e Kuq, ndërsa 33-vjeçari ka refuzuar gjithashtu të përjashtojë një kalim të dytë në Angli.

Wenger i penduar se nuk nënshkroi me Ronaldon, tregon se kishte shfaqur interesim edhe për Messin e Piquen
Lexo po ashtu Wenger i penduar se nuk nënshkroi me Ronaldon, tregon se kishte shfaqur interesim edhe për Messin e Piquen

Megjithatë, Mourinho, dyshon se një marrëveshje mund të bëhet, pasi Real Madridi e lidhi yllin e tyre me një marrëveshje deri në vitin 2021.

Mourinho dhe Ronaldo nuk thuhet se kishin marrëdhënie të mira mes vete (Getty Images)

“Unë besoj se Real Madrid nuk mund ta shesë atë, është e ndaluar”, ka thënë fillimisht Mourinho për gazetën portugeze Record.

“Ai duhet të qëndrojë deri në momentin që ata ta autorizojnë atë të largohet dhe të luajë një vit në Amerikë apo kudo tjetër që ai dëshiron të shijojë”.

Mourinho: Ronaldo braziliani është Ronaldo më i mirë ndonjëherë
Lexo po ashtu Mourinho: Ronaldo braziliani është Ronaldo më i mirë ndonjëherë

“Transferimi i tij është një derë e mbyllur”, përfundoi Special One.

Mourinho është i gatshëm të pranojë se do të mirëpresë mundësinë për të nënshkruar me Ronaldon, pasi ka punuar më parë me të në Santiago Bernabeu, por ai nuk pret që Unitedi të bëjë një lëvizje këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori