LAJMI I FUNDIT:

Mourinho kërkon transferimin e Cavanit te Roma

Mourinho kërkon transferimin e Cavanit te Roma

Edin Dzeko është duke i kaluar ditët e tij të fundit si një futbollist i Romës.

Sulmuesi boshnjak do të largohet nga Olimpico pas gjashtë viteve qëndrim, derisa e ardhmja e tij duket se do të jetë në Turqi.


Besiktasi është skuadra më e interesuar për transferimin e Dzekos dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

Jose Mourinho nuk dëshiron të mbetet gjatë pa sulmues dhe tanimë i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se kë e dëshiron si zëvendësim të boshnjakit.

Calciomercato ka raportuar se ‘Special One’ ka kërkuar transferimin e sulmuesit uruguaian, Edinson Cavani i cili shkëlqeu me Manchester United edicionin e kaluar.

34-vjeçari shënoi 17 gola në 39 paraqitje me Djajtë e Kuq, derisa ka edhe një vit kontratë me gjigantin anglez.

Drejtuesit e Romës synojnë të futen në bisedime me ata të United pasi Mourinho e do me çdo kusht uruguaianin te Roma. /Telegrafi/