Mourinho: Kemi respekt për Alcoyano

“Të gjitha garat dhe ndeshjet janë të rëndësishme. Ne do të shkojmë te Alcoy për të luajtur kundër një ekipi që nuk ka qenë në krye të futbollit për një kohë, por ne i respektojmë ata dhe i dimë vështirësitë e ndeshjes”.
“Ne e respektojmë Alcoyanon dhe garën, kjo është e para. Vitin e kaluar ne arritëm në çerekfinale dhe një vit më parë e fituam”.
“Nëse vijmë këtu me një rezultat të hapur ose një hap përpara klasifikimit, kjo nuk do të jetë e keqe. Ne nuk do ta kemi aspak të lehtë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
31/10/2012








































