Jose Mourinho thuhet se është i gatshëm që ta marrë drejtimin e Bayern Munichut, pas shkarkimit të Niko Kovacit.

Bavarezët e shkarkuan trajnerin kroat pas rezultateve të dobëta, sidomos humbja 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit ishte arsyeja kryesore.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, portugezi është më favorit për ta marrë drejtimin e skuadrës gjermane.

Lothar Matthaus: Bayerni duhet të shkojë për Allegrin, jo për Mourinhon Lothar Matthaus: Bayerni duhet të shkojë për Allegrin, jo për Mourinhon

Mourinho thuhet t’i ketë shikuar disa ndeshje radhazi të kampionit të Bundesligës, në mënyrë që të përgatitet menjëherë për punën.

Në listën e Bayernit janë edhe emra si, Massimiliano Allageri, Arsene Ëenger, Erik ten Hag dhe Maurichio Pochettino. /Telegrafi/