LAJMI I FUNDIT:

Mourinho e do Ramosin te Roma, konfirmohet biseda mes tyre

Mourinho e do Ramosin te Roma, konfirmohet biseda mes tyre

Jose Mourinho thuhet se ka folur me Sergio Ramosin dhe Roma po konsideron të bëjë një lëvizje për qendërmbrojtësin spanjoll.

35-vjeçari u largua nga Real Madridi pas 16 vitesh dhe ka qenë i lidhur me gjysmën e Evropës deri më tani, përfshirë Milanin në Serie A.


Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Roma po mendon gjithashtu se si ta joshin veteranin për t’u transferuar në Olimpico.

Ramos shpërthen në lot për largimin nga Real Madridi: Nuk është lamtumirë, por mirupafshim
Lexo po ashtu Ramos shpërthen në lot për largimin nga Real Madridi: Nuk është lamtumirë, por mirupafshim

Ish-trajneri i tij, Mourinho e ka marrë detyrën e trajnerit këtë verë dhe të dy folën në telefon pasi mbrojtësi i Los Blancos kishte konfirmuar largimin nga Bernabeu.

Spanjolli ka fituar Kupën e Botës dhe dy Kampionate Evropiane me Spanjën, por nuk u zgjodh për Euro 2020, dhe më pas kontrata e tij me Real Madridin nuk u rinovua.

Raporti pretendon se ishte një bisedë midis miqve në një ditë të vështirë për ish-kapitenin, por gjithashtu një mundësi për të folur për të ardhmen.

Mourinho shpreson të bindë ish-lojtarin e tij për të lëvizur në kryeqytetin italian, por pengesa e parë për Romën do të ishin kërkesat e lartë e pagës.

Mourinho po tenton goditjen e madhe për Romën, telefonon Ramosin dhe i kërkon t'i bashkohet në kryeqytetin italian
Lexo po ashtu Mourinho po tenton goditjen e madhe për Romën, telefonon Ramosin dhe i kërkon t'i bashkohet në kryeqytetin italian

Giallorossët gjithashtu do të luftojnë për të garuar me ekipet më të mira, të cilat mund të ofrojnë futboll të Ligës së Kampionëve për veteranin.

Ramos e ka fituar garën katër herë këtë garë, si dhe pesë tituj në La Liga dhe dy Copa del Rey gjatë kohës së tij me Los Blancos. /Telegrafi/