Motrat që bashkëjetojnë me 64 kukulla, koleksioni vazhdon të rritet (Foto/Video)

Veronika, 22 vjeçe dhe Sofia, 18 vjeçe, thonë se i marrin kukullat e tyre në kinema, në pushime dhe madje i kanë marrë ato edhe një ballonë me ajër.
Fillimisht motrat nisën që të koleksiononin kukulla në vitin 2013, pasi ato udhëtuan në Los Anxheles për pushime.
Aty zbuluan kukullat “American Girl”, së bashku me aksesorët që i shoqëronin.
Pas këtij udhëtimi, vajzat u dashuruan me kukullat. e nuk u ndalën së bleri.
Kudo që qëndronin, ato blinin kukulla të reja dhe kur u ndalën në Nju Jork, vizitonin çdo ditë dyqane për të blerë rroba dhe pajisje të tjera për ato.
Kur u kthyen në Australi, vajzat panë online dhe porositën më shumë kukulla dhe koleksioni i tyre nisi që të rritej, transmeton gsh.
Veronika tha se kukullat janë mjaft të shtrenjta dhe shumë cilësore.









































