Moti në Shqipëri, alternime kthjellimesh dhe vranësira

Shqipëria të premten do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat priten të jenë kalimtare kryesisht në orët e mesditës.
Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore kryesisht në jug dhe juglindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.
Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































