Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët deri në mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor.

Reshjet do të fillojnë pasdite, fillimisht në pjesët perëndimore, të cilat në mbrëmje dhe gjatë natës do të përhapen kudo dhe lokalisht do të jenë më të bollshme (mbi 25 l/m2).

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri në 26 gradë.

Në Shkup do të mbaj mot me vranësira të pjesshme, pasdite dhe në mbrëmje me reshje shiu.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu.

Reklama

Temperatura minimale do të zbresë deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.

Reklama

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale.

Do të fryjë erë mesatare deri në e fortë nga drejtimi jugor.