Moti me vranësira

Moti për të mërkurën në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatës në pjesën jugore dhe lindore të vendit, me aktivitet në pjesën e parë të ditës. Përgjatë orëve të pasdites reshjet do të humbin intensitetin dhe mbeten të izoluara në pjesën veriore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug, me shpejtësi 1-12 m/sek, valëzimi në det parashikohet i forcës 3-3 me lartësi vale 1,2 – 2,5 metra.
Temperaturat parashikohen me rënie në mëngjes dhe rritje në mesditë:
Shkodër 13/22 diell shi
Kukës 12/22 re shi
Lezhë 13/22 re shi
Dibër 10/20 re shi
Durrës 12/24 re shi
Tiranë 13/24 diell shi
Elbasan 12/19 re shi
Berat 14/22 re shi
Vlorë 15/23 re shi
Korçë 7/16 re diell
Gjirokastër 14/24 re shi
Sarandë 13/23 re shi. /Telegrafi/





















































