LAJMI I FUNDIT:

Moti i ligë kaplon qytetin e Shkupit

Moti i ligë kaplon qytetin e Shkupit

Disa pjesë të Shkupit sot ishin të përfshira moti i ligë, i shoqëruar me vetëtima, shi i fuqishëm dhe breshër.
Moti i ligë pritet edhe në orët në vazhdim në kryeqytet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesrëme, por me intenzitet më të ulët, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë borë.


Të martën dhe të mërkurën do të fryejë erë e fuqishme, e cila do të ndikojë në uljen e temperaturave ditore./Telegrafi/