LAJMI I FUNDIT:

Mot i mirë gjatë javës, flet eksperti i meteorologjisë

Mot i mirë gjatë javës, flet eksperti i meteorologjisë

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në ditët në vazhdim do të kemi mot kryesisht të mirë.

Tahirsylaj bëri të ditur se deri ditën e mërkurës temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet do të shkojnë nga  9 deri 10 gradë Celsius.


“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore, ku deri ditën e mërkurë do të kemi këtë gjendje që kishim në ditët më parë. Temperaturat minimale do të jenë 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të shkojnë 9 deri 10 gradë Celsius”, ka thënë TahirSylaj.

Eksperti i meteorologjisë gjithashtu tregoi se  nga dita e mërkurë do të kemi riga të dobëta shiu.

“…Temperaturat maksimale do të rriten në vazhdimësi deri në fund të javës, ku do të shkojnë deri në plus 10 deri 12 gradë Celsius, ndërsa minimalja do të jetë 0 gradë Celsius deri ditën e martë të javës së ardhshme ku nuk do të ketë reshje atmosferike. Era nga jugu dhe jugperëndimi do të jetë me shpejtësi 1-5 m/s. Prandaj është një mot i mirë dhe i pranueshëm. Në orët e para të ditës në lugina dhe përgjatë rrjedhës të lumenjve do të ketë mjegull e cila do zhduket gjatë ditës”, ka thënë Tahirsylaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori