LAJMI I FUNDIT:

Mot i keq në Strugë, përmbytje në Plazhin e Meshkujve (Foto)

Mot i keq në Strugë, përmbytje në Plazhin e Meshkujve (Foto)

Edhe rajoni i Strugës dje u përfshi nga moti i keq dhe stuhia me reshje intensive të shiut, ndërsa gjendja e bregdetit të Strugës u vështirësua gjatë orëve të natës.

Një pjesë e madhe e Plazhit të Meshkujve, pjesë e parkut, portit dhe shëtitorja pranë derdhjes së liqenit janë përmbytur. Me ndërhyrjen në kohë të marinës dhe njësitit të zjarrfikësve të Strugë, u shpëtuan 2 anije dhe një helikopter. Për fat të keq një anije e ankoruar pranë digës është fundosur plotësisht.