LAJMI I FUNDIT:

Mospajtime për formimin e një grupi punues, Haliti: Ministrja Gërvalla të vijë në Komision, jo nëpunësit civilë

Mospajtime për formimin e një grupi punues, Haliti: Ministrja Gërvalla të vijë në Komision, jo nëpunësit civilë

Formimi i një grupi punues për shqyrtimin e Projektligjit për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara ka nxitur mospajtime mes deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti dhe deputetëve të LVV-së në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Delegimi i dy zyrtarëve civilë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në këtë mbledhje, sipas deputetit Haliti është i papranueshëm.


Ai tha se në komision ka obligim të ardhjes ministrja Gërvalla dhe jo ekspertë të ndryshëm që s’kanë përfaqësim politik.

“Në komisione e ka obligim ministrja me ardh, jo ekspertët. Mund të shqyrtojmë ligjin, të amandamentojmë dhe pranojmë, por ne nuk jemi komision teknik i qeverisë, ne jemi kontroll i qeverisë. Në komision për me prezantu ligjin duhet me ardh ministrja, unë nuk pranoj me bisedu me teknikë, pasi ata janë për të përpunuar ligjin që iu dërgon ministrja. Ajo e miraton ligjin në mbledhje të qeverisë dhe e sjell në parlament në komisionet përkatëse. Nuk e di pse duhet ne me u fokusu në çështjet që janë detyrë e qeverisë… Unë nuk pranoj me u ulë me nëpunës të ministrisë me fol, me ministren po, me tjetër jo”, tha ai.

Mirëpo, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, deputeti i LVV-së, Haki Abazi, tha se formimi i këtij grupi punues ka për qëllim që i njëjti të jetë funksional dhe i zbatueshëm.

“As ne nuk kemi marrë obligim ndaj grupit punues brenda ministrisë, ne kemi bërë grup punues të deputetëve që kanë me ndjek çështjen. Në fund, qëllimi kryesor është që të del ligj i mirë, i zbatueshëm dhe funksional”, theksoi ai.

Pavarësisht kësaj, deputeti Haliti tha se ligji duhet të sillet gati në Kuvend dhe pastaj duhet të shqyrtohet mes dy leximeve në legjislativ.

“Këta duhet të sjellin ligjin e bërë gati. Ligji ka afatin kohor për sa kohë shqyrtohen në komisione dhe miratohet në Parlament”, tha ai.

Në debat u përfshi edhe deputetja tjetër e LVV-së, Fitore Pacolli, e cila tha se kjo praktikë ekziston edhe në komisione tjetra parlamentare.

“Ne në komisionin për mjedis i kemi trajtuar rreth 30 projektligje, të cilat kanë ardhur dhe rreth 30 grupe punuese kemi pasur përfaqësues të ministrisë, përfaqësues zyrtarë ligjor të Kuvendit dhe deputetë, kemi punu bashkërisht. Kjo është praktika”, tha ajo.

Me gjithë kundërshtimet e deputetit Haliti, komisioni u pajtua për formimin e grupit punues për Projektligjin për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori