LAJMI I FUNDIT:

Mosmarrëveshje rreth një pagese, një person i godet me veturë dy punëtorë

Mosmarrëveshje rreth një pagese, një person i godet me veturë dy punëtorë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një mosmarrëveshje që ka ndodhur mes tre qytetarëve ditën e shtunë në Prishtinë.

Siç thuhet në njoftim, mosmarrëveshja ka ndodhur rreth një pagese, ku më pas njëri i ka goditur me veturë.


“Prishtinë,06.04.2024-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte shkuar te punëtoria e dy viktimave meshkuj kosovar dhe pas një mosmarrëveshje rreth një pagese i kishte goditur me veturë viktimat dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes./Telegrafi/