LAJMI I FUNDIT:

Mos u armiqëso me askënd

Mos u armiqëso me askënd

Ngatërresat me një egoist – idiot ‑ të pabesë, ju lëndojnë më shumë juve se atë


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Të gjithë e dimë se hidhërimi, zemërimi dhe urrejtja janë armiqtë më të mëdhenj të bukurisë së trupit tonë.

Ndoshta nuk jemi aq të shenjtë që të mund ta duam armikun, por për hir të shëndetit dhe të fatit tonë, duhet të dimë së paku të falim.

Nëse është e mundshme, mos u armiqëso me askënd.

Kurrë mos provoni t’i qëroni hesapet me armiqtë, sepse kështu do të lëndoni veten më shumë sesa ata.

Në jetën e çdo njeriu rreth 90% ka gjëra të mira dhe vetëm 10% gjëra të këqija.

Nëse dëshironi të jeni të lumtur, përpiquni të mendoni për të mirat dhe t’i harroni të këqijat.

Mjekët më të mirë në botë janë: dieta, qetësia, gëzimi, sinqeriteti, përzemërsia ndaj të tjerëve.

Shtojini arritjet tuaja dhe do të kuptoni se pasurinë që e keni është më e vlefshme se paratë e të gjithë milionerëve të kësaj bote.

Në jetën tonë janë dy gjëra për të cilat ia vlen të luftojmë.

E para ‑ të bëjmë atë që e dëshirojmë.

E dyta ‑ të dimë të kënaqemi me atë që e kemi bërë.

Vetëm njerëzve më të mençur u shkon për dore të arrijnë qëllimin e dytë.

I jam mirënjohës Zotit për jetën që (edhe pse me vonesë) më ofroi këtë thesar ‑ pasuri të vetëdijesimit. /Telegrafi/