Ndonjëherë, rutina dhe përditshmëria na marrin përpara dhe në njëfarë mënyre harrojmë të ndalojmë për një çast dhe të kuptojmë se çfarë na bën mirë dhe çfarë na dëmton
E në shumë raste, në dëmin tonë mund të jenë edhe disa veçori të cilat karakterizohen si “cilësi” të personalitetit:
Një sens humori i pashëndetshëm
Në shumë raste, sensi i humorit çliron tensionin dhe të ndihmon të kesh një qasje më pozitive ndaj jetës dhe situatave të ndryshme, megjithatë, jo gjithnjë ndodh kjo. Për shembull, shumë njerëz dëmtojnë vetëbesimin duke gjykuar, me humor, pamjen e jashtme apo duke diskutuar një traumë fëmijërie, në mënyrë që të dhurojnë të qeshura.
Sipas psikologes Chloe Lau në universitetin “Western”, Kanada, sensi i humorit mund të përdoret edhe për të shpëtuar nga ndjesitë jo dhe aq të mira dhe kështu, njerëzit që mbulojnë emocionet me humor, nuk arrijnë të përballojnë ndjesitë e tyre.
Një tjetër mënyrë se si sensi i humorit mund të të dëmtojë lidhet me manipulimin, pasi shumë persona priren të përdorin strategji të ndryshme, të cilat kombinuar me sensin e humorit, arrijnë të manipulojnë apo sugjestionojnë njerëzit përreth.
Fiksimi me punën
Është pak e vështirë të kuptohet nëse një person është i përgjegjshëm dhe profesionist, apo super i fiksuar me punën, sidomos në kultura ku dikush që është gjithë kohës në punë, vlerësohet shumë.
Por, njerëzit që janë të fiksuar me punën përjetojnë më shumë ankth, stres dhe emocione negative, duke sjellë më pas edhe ngërç në produktivitet.
Jeton më shumë në kokën tënde sesa në realitet
Është në rregull të kesh “botën tënde”, por mos ndoshta po ëndërron gjatë ditës dhe po shkëputesh nga realiteti? Kur kjo kthehet në patologji, mund të të dëmtojë.
Sipas psikologes Eli Somer: “Ëndrrat gjatë ditës janë fantastike, shumë të gjalla dhe në disa raste, lidhen edhe me sëmundje mendore”, citon Anabel.
Në shumë momente, është shumë pozitive të imagjinosh dhe të arratisesh për pak sekonda nga realiteti, por kur këto “arratisje” bëhen më të shpeshta se duhet, ndoshta duhet ta trajtosh si problematikë (për të cilën, sigurisht, duhet të konsultohesh me profesionist). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur