LAJMI I FUNDIT:

“Mos ik” – vepra artistike në qendër të qytetit që po luhatë mendimet e qytetarëve mbi emigrimin

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi. Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

Ka tash e sa ditë që në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë është paraqitur një ekspozitë.

Bëhet fjalë për skulpturën e artistit Eroll Murati, e cila ka një mesazh të qartë dhe të thjeshtë – “Mos e lësho Kosovën”.


E titulluar “Mos ik”, ky instalacion i skulptorit të njohur tenton që të përçojë një thirrje kundër migrimit në masë – fenomen ky që është mjaft i shprehur në Kosovë.

Ekspozita “Mos ik” e artistit Eroll Murati në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“E kam titulluar ‘Mos ik’ dhe qëllimi mbetet mbi faktin që po ikin shumë njerëz, shumë të rinj prej vendit tonë. Edhe secilën ditë që kanë ikur më shumë, normal që më ka brengur kjo situatë edhe e kam paraqitur këtë ekspozitë, këtë skulpturë multimediale”, ka thënë Eroll Murati për Telegrafin.

Tutje, ai shtoi se ideja dhe realizimi i kësaj vepre artistike i morën kohë plot një vit.

“Prej fillimit të idesë më ka marrë afro një vit deri në realizimin e fundit të punimit edhe normal ka qenë kjo periudhë një vjeçare që kam punuar. Konstruksioni brenda është i hekurit, normal ne skulptorët pa konstruksion nuk mund të lëvizim asnjë punim, kurse nga jashtë sipërfaqja është një shkumë e një lloji të materialit të ndërtimit që e përdorin ndërtimtarët”, tha tutje Murati.

Eroll Murati (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

I pyetur se si është pritur nga qytetarët ky instalacion, artisti Murati tha për Telegrafin se është i kënaqur që qytetarët e kanë pritur mirë dhe se skulptura në fjalë po e jep mesazhin e vet.

“Është pritur shumë mirë, është pritur aq mirë edhe aq ka qenë mediale saqë kam marrë shumë komente edhe në telefon privat, për urime dhe suksese që më kanë shprehur edhe i falënderoj shumë qytetarët që e kanë mirëpritur. Të them të drejtën, 50 për qind nëse ka efekt jam i kënaqur, e lëre më që ma merr mendja që do të ketë më shumë efekt. Për shkak që e shohin njerëzit që është një punim shumë interesant, edhe shprehja ime, dëshira ime që e ka bërë këtë ekspozitë është e gjitha shprehja e shpirtit për njerëzit që po ikin. Për këtë arsye dhe për këtë qëllim është mirë”, tha tutje ai.

Ekspozita “Mos ik” e artistit Eroll Murati në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kosova është vend me prevalencë të lartë të emigrimit, ku si rrjedhojë shumë të rin dhe në veçanti staf i kualifikuar, po e lëshojnë vendit drejt shteteve me kushte më të mira të jetesës.

Eroll Murati në vazhdimësinë e bisedës u shpreh se është optimist që vepra e tij artistike, mund të vë në lëkundje mendimet e atyre që duan të largohen.

“Mendimi im është që do të ketë diçka efekt. Nuk po them te të gjithë sepse normal kushtet ekonomike e bëjnë edhe të veten në faktin që po ikin. Kurse ma merr mendja që do të ketë sado pak efekt, sepse me punën e artit apo koncepteve përmes artit është ndaluar edhe lufta nëpër botë”, tha artisti i ekspozitës “Mos ik”.

Eroll Murati gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Për fund, ai pati një mesazh tashmë edhe zanor për të gjithë ata që skulptura e tij nuk arriti që t’ua ndryshojë mendjen.

“Mesazhi im është që të mos dalin. Le të dalin por le të kthehen. Unë e kam cekur që profesione të ndryshme kanë dalë për të punuar: profesorë, doktorë – kanë dalë për të punuar dhe janë kthyer. Edhe ata, le të dalin të punojnë, por të mos i harrojnë familjes”, përfundoi Eroll Murati për Telegrafin.

Ekspozita “Mos ik” e artistit Eroll Murati në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përndryshe, teksa për vitin e kaluar nuk ka ndonjë të dhënë, aktualisht shifra e fundit zyrtare e njerëzve që kanë emigruar nga Kosova mbetet ajo e vitit 2021, ku sipas statistikave zyrtare të ASK-së, vendin e lëshuan mbi 42 mijë qytetarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
“Burrat që godasin gratë, nuk janë burra

“Burrat që godasin gratë, nuk janë burra" - Thyen heshtjen bashkëshorti i Cassie Ventura pas videos tronditëse

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Modelja Cassie Amato tregon linjat e saj mahnitëse, me bikini të zeza

Modelja Cassie Amato tregon linjat e saj mahnitëse, me bikini të zeza

Magazina
Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Kalo në kategori