LAJMI I FUNDIT:

“Mos bë cirk” përplasje në Kuvendin e Shqipërisë, Noka tenton të kapërcejë karriget, ndërhyjnë truprojat

“Mos bë cirk” përplasje në Kuvendin e Shqipërisë, Noka tenton të kapërcejë karriget, ndërhyjnë truprojat

Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar u shoqërua me debate mes opozitës dhe pozitës në lidhje me projektligjin për studentët e mjekësisë.

Ishte deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, ajo e cila pas një takimi me studentët e mjekësisë që po protestojnë jashtë Kuvendit, kërkoi që këta të fundit të ishin të pranishëm në seancë dhe të pasqyronin argumentet e tyre.


Deputetja kërkoi nga kryetarja e Kuvendit ngritjen e një grupi pune me qëllim që të bisedojë me studentët që ata të jenë të pranishëm në seancë.

“Sapo vijmë nga një takim me studentët të cilët kërkojnë të jenë pjesë e kësaj seance ku po diskutohet e ardhmja e tyre. Ata kanë nisur një kërkesë ditën e djeshme drejtuar Kryetares Lindita Nikolla dhe ende nuk kanë marrë një përgjigje”, tha Gjergji.

Në përfundim të fjalës së deputetes, ishte kolegu i saj  Flamur Noka ai i cili u përpoq t’i dorëzonte kërkesën e studentëve nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj. Noka tentoi të kapërcente karriget e kabinetit qeverisës për të dorëzuar shkresën.

Në atë moment ndërhyri garda dhe Nokës iu kërkua që kërkesën ta dorëzonte në sekretarinë e Kuvendit.

“Ka sekretari, nuk jepet duke kapërcyer karriget kërkesa. I jepet sekretarisë dhe i përcillet drejtuesit të seancës. S’ka nevojë të bëni cirk, mund të sillemi si njerëz dhe të mos i vëmë në pozitë punonjësit e Gardës se nuk kanë lidhje me politikën por me pozicionin e tyre të punës”, tha Felaj. /Euronews/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori