LAJMI I FUNDIT:

Morina: Për Kosovën do të luaj pas disa vjetësh

Morina: Për Kosovën do të luaj pas disa vjetësh

Gëzim Morina shpreson që në të ardhmen megjithatë do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll. Morina nuk do të luajë për Kosovën në debutimin e Përfaqësueses në gara ndërkombëtare, përkatësisht në eliminatore për “Eurobasket 2017” që nisin më 31 gusht të këtij viti.

Morina të mërkurën në një intervistë për një medium slloven kishte bërë të ditur se nuk do të luajë për Kosovën dhe se pret të luajë për Slloveninë, shkruan sot Koha Ditore.


Morina të enjten për gazetën ka shpjeguar paksa gjendjen e krijuar. Ai më herët është grumbulluar në ekipin e zgjeruar të Sllovenisë. Nuk u përzgjodh për evropianin e vitit 2013, ndërsa së fundi ishte grumbulluar me Përfaqësuesen B të Sllovenisë.

Morina është 23-vjeçar, ndërsa aktualisht luan për Shkofja Lokën në Kampionatin e Sllovenisë. Lojtari i gjatë 203 centimetra luan në pozitën krah-qendër. Ai ishte në planet e përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet eliminatore që nisin më 31 gusht.

“Nuk do të luajë për Kosovën sivjet. Kam folur me drejtuesit e Federatës së Kosovës dhe ua kam shprehur atyre gatishmërinë time për të luajtur për Kosovën. Mirëpo për këtë duhet të më lejonte edhe Sllovenia, kështu që edhe unë e edhe drejtuesit e FBK-së kemi kontaktuar me zyrtarët e Federatës sllovene. Ata nuk e kanë aprovuar kërkesën tonë, duke thënë që sivjet llogarisin në mua, kështu që njëherë për njëherë nuk do ta bartë fanellën e Kosovës”, ka thënë Morina të enjten për gazetën.